E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt zgjidhet kryeministri i ri

Këshilli Ushtarak egjiptian cakton ish- kryeministrin Kamal Ganzouri të formojë qeverinë e re. Ganzuri ka drejtuar qeverinë egjiptiane nga viti 1996 deri në 1999 nën udhëheqjen e ish-Presidentit Hosni Mubarak.

Gazeta shtetërore Al-ahram shkruan në Uebsajtin e saj se Ganzuri ka rënë dakord në parim për të drejtuar qeverinë e Shpëtimit Kombëtar.

Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen pas protestave që shpërthyen të shtunën në Kajro dhe qytete të tjera. Këshilli ushtarak ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas axhendës në fillim të javës tjetër, ndërsa ato presidenciale brenda korrikut të 2012.

Protestuesit kërkojnë që Këshilli Ushtarak i forcave të armatosura të kalojë pushtetin tek autoritetet civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›