E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne San Paolo te Brazilit

Nuk kanë qenë të shumtë në numër si në protestat e muajit qershor, por dhe manifestimi kundër sistemit të transportit publik në Brazil, ka mbledhur një numër të konsiderueshëm njerëzish. Në San Paolo rreth një mijë persina i janë përgjigjur thirrjes së lëvizjes për transportin falas. Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të bashkisë së qytetit Alkmin. Protesta ka qenë paqësore me incidente sporadike. Në qershor, rritja e biletave të transportit publik, korrupsioni dhe keqpërdorimi i buxhetit të shtetit kishte mbledhur në shesh rreth 1 milion persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›