E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Vlore dhe Cerrik

Punonjesit e bashkise se Vlores dhe te institucioneve ne varesi te saj kane zhvilluar nje proteste ne qytet kunder vendimeve te fundit te qeverise qe sipas tyre cenojne pavaresine e pushteti lokal dhe bien ndesh me Kushtetuten e vendit.

Eumlshte per te ardhur keq qe per shkak te mentalitetit te tij arkaik Berisha dhe qeveria e tij me dashje nuk arriti te pervijoje me ligje dhe te luaje rolin e tij perkundrejt qeverisjes vendore si garant i standarteve minimale kombetare ne vend por perkundrazi ne mjaft raste ka absorbuar dhe vazhdon te absorboje pushtetin vendor dhe ne emer te gjoja standardit kombetar ka nderhyre haptazi politikisht ne ceshtjet vendore duke prodhuar vetem konflikte institucionale shkelje te Kushtetutes si dhe kufizim te instrumentave financiare fiskale dhe rregullatore qe mundesojne nje ushtrim autonom dhe real te funksioneve tona baze ne sherbim te qytetareve tane tha Shpetim Gjika kryetar i Bashkise se Vlores.

Kryetari deklaroi se kryeministri Berisha nuk po mban premtimet per kete qytet ndaj bashkia ka gati nje plan te saj per investime .

Nderkohe protesta ka patur edhe ne Cerrik. Drejtues lokale te kesaj bashkie i kane vene qeverise kater kushte qe lidhen me rimbursimin e kasave te detyrimeve ndaj ujesjellesave dhe grantet per pagat.

Dy dite me pare perfaqesues te pusheti lokal te drejtuar nga socialiste protesuan ne Tirane. Keto protesta sipas tyre do te vijojne te te gjitha qytetet e Shqiperise ku deri ne plotesimin nga qeveria te kerkesave te tyre tha nenkryetari i bashkise Florenc Doka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›