E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiten biletat per Europe

Vendimi per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian ka dhene efekte te menjehershme ne levizjen e shqiptareve.

Agjencite turistike apo te udhetimit thone se qe ne ditet e para ka patur rritje te kerkesave per bileta udhetimi per turizem apo per qellime te tjera.

Kemi kerkesa te larta per bileta. Eumlshte vene re rritje ditet e fundit tha Sava Bardhi presidente e Sava Tours.

Operatoret presin qe kerkesa per udhetime jashte vendit te rritet me rreth 10 perqind kete periudhe te vitit krahasuar me ate te nje viti me pare.

Ndryshe nga vitet e tjera kur shitja e biletave ishte me e madhe per emigrantet qe vinin ne Shqiperi kete vit presim te ndodhe e kunderta domethene te kete kerkesa per bileta nga Shqiperia drejt vendeve europiane. Krahasuar me dhjetorin vjet presim 5-10 rritje te shitjeve thote Edvin Kepi drejtor shitjes ne BellAir..

Edhe agjentet turistike ne vend presin rritje te shitjeve te paketave qe ato ofrojne per udhetime jashte vendit. Rritje qe ka filluar te duket qe keto dite.

Sipas operatoreve turistike dhe kompanive te transportit ajror liberalizimi i vizave nuk do te shoqerohet me rritje cmimesh per keto sherbime madje mund te ndodhe nje fenomen teresisht i kundert. Mund te kete ulje te cmimeve per shkak te rritjes se konkurrences mes operatoreve.

Liberalizimi i vizave do te krijoje gjithashtu me shume mundesi per turistet shqiptare per te perfituar nga paketa turistike me te larmishme si udhetimi me krocera apo per te vizituar ishuj ku deri tani vajtja ishte e pamundur per shkak te moslejimit te kalimit tranzit neper vende qe te cojne ne keto ishuj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›