Berisha sulmon ashper Ramen

Kryeministri Sali Berisha sulmon nga Lezha kreun e opozites Edi Rama duke deklaruar se duhet te kerkoje falje se ka dashur deshtimin e qeverise me liberalizimin e vizave.
Donin me cdo kusht qe per te ndeshkuar Berishen te ndeshkonin secilin prej jush. Ndaj e ftoj sot Ramen ti kerkoje te falur cdo shqiptari tha Berisha.
Duke iu referuar propozimeve te bera nga kreu socialist nje dite me pare Berisha u shpreh se mazhoranca nuk do te pranoje asnje oferte te opozites qe del mbi vendimet e gjykatave dhe Kushtetuten.
Axhenda e kesaj qeverie jane qytetaret. Interesi jetik ishin vizat dhe tani ne axhenden time jane rrogat. Une e respektoj opoziten por nuk mund te perkulem para interesave jetike dhe nuk mund te dhunoj interesin e vendit. Zgjedhjet po vijne do te jene te lira dhe te ndershme. Kam besim se qytetaret e Tiranes do ti japin Rames ate qe meriton tha Berisha.