E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta në mbështetje të ish‑krerëve të UÇK-së, Balla: Faleminderit Shkupit

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Sot në Shkup, mijëra qytetarë shqiptarë dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish‑krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla falënderoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për praninë masive në protestë.

Protesta, e organizuar nga veteranë dhe shoqata të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare mbi gjykimin e ish‑krerëve të UÇK-së.

Qytetarët marshuan në qendër të Shkupit me pankarta dhe flamuj, duke kërkuar drejtësi dhe respekt për kontributin e UÇK-së gjatë luftës.

Protesta e sotme tregon se mbështetja për ish‑krerët e UÇK-së mbetet e madhe mes shqiptarëve.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›