Protesta në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës
Bruksel -Rreth 3 000 përkrahës të pavarësisë së rajonit të Katalonjës, në verilindje të Spanjës, manifestuan sot në qendër të Brukselit për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar për kauzën e tyre, njoftoi policia.Shumica e manifestuesve vinin nga Katalonja, por turmës iu bashkuan edhe përkrahës të lëvizjeve të tjera europiane propavarësisë, sidomos nga rajoni bask i Spanjës, nga Venecia, Korsika, ose edhe nga Skocia.
Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se manifestimi u zhvillua pa incidente. Lëvizja pro pavarësisë së rajonit të Katalonjës kërkon krijimin e një shteti të pavarur, që do të shtrihej nga kufiri francez deri në qytetin Valencia duke përfshirë edhe ishujt Baleares.