E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Veliaj, kone e Ramës

Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër ndaj Erion Veliajt, drejtuesi i një shoqate në Tiranë. “Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë”-deklaroi Besjan Pesha, zv/sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

Më tej, Pesha tha se ndjente mëshirë për Erionin që është kthyer në një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës, “por jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje po përdoren sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij”.

“Roli që ka marrë përsipër të luajë Erioni ja kalon dhe Ylli Pangos për imoralitet. Dua t’ju kujtoj shqiptarëve se Erioni and Co” nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erionin. Nesër që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit”-përfundoi Pesha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›