Protesta në qendër të Moskës

Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin “Pushkin” në qendër të Moskës para një skene ku shkruhej “Për Zgjedhje të Lira”.
Kryeministri i sulmuar Vladimir Putin, fitoi dje zgjedhjet presidenciale me 63% të votave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve porse monitoruesit ndërkombëtarë thanë se rezultati është shtrembëruar.
Në një komunikatë të publikuar sot, OSBE-ja thotë se “ndërsa kandidatët e zgjedhjeve presidenciale ruse ishin në gjendje të bënin fushatë pa pengesë, kushtet ishin qartësisht të njëanshme në favor të një kandidati, kryeministrit Vladimir Putin".
Po ashtu, OSBE tha se edhe në numërimin e votave kishte parregullsi të mëdha në të paktën një të tretën e qendrave të votimit.
Kriticizmi ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve presidenciale i hodhi zjarr protestave të opozitës duke vënë në pikëpyetje fitoren e Putinit. Opozita kërkon që t’i jepet fund udhëheqjes së tij 12-vjeçare./Start/F. P/
2012-03-05 18:32