E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë në Tiranë për masakrën e Prekazit

Përmes dokumenteve të Arkivit Qendror të Shtetit, Arkivit të Kosovës, dokumenteve historike, dëshmive të gjalla e pamjeve filmike të ofruara nga RTSH, RTK dhe mediave të huaja që kanë ndjekur nga afër luftën e kosovës, dëshmohet genocidi dhe masakrat sërbe në Kosovë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ideator i kësaj ekspozite përkujtimore, ndërsa theksoi se çdo popull e ka një detyrim të thellë moral për të përkujtuar herojnë e tij, u shpreh i nderuar që Tirana i bashkohet Prekazit, Raçakut, Krushës së Madhe e të Vogël, Gjakovës, Pejës, Prishtinës, Mitrovicës e shumë shumë qyteteve e trojeve anë e ambanë Kosovës që kujtojnë bijtë dhe bijat e tyre, që nderojnë herojnë tanë që u vranë dhe u masakruan më shumë se dy shekuj në trojet e tyre.

“Kjo eskpozitë është një kontribut modest i qytetit të Tiranës për të përkujtuar një nga pjesët më të vështira por edhe më domethënëse të historisë të kombit tonë dhe për të dëshmuar se ne, nuk do të harrojmë të shkuarën tonë mbi të cilën po ndërtojmë të ardhmen. Ndaj më lejoni tu them që kjo ekspozitë është për ne vetëm një hap i vogël, vetëm një hap i pare”,  tha z. Basha. Përfaqësuesi i familjes Jashari, nipi i komandantit Legjendar Adem Jashari, Murat Jashari falenderoi zoti Basha që pas 20 vitesh ktheu sërish në Tiranë Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar zotin Basha për organizimin e kësaj ekspozite për të kujtuar kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve dhe për përzgjedhjen e kësaj dite të veçantë që përkujton edhe masakrën e Prekazit.  “Zoti kryetar, është e domosdoshme që Tirana, kryeqyteti i vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme! Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë”, tha Berisha. /Start/

                                                                                             2012-03-06 08:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›