E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në vëmendjen e e mediave te huaja, Agjencia amerikane Associated Press transmeton “live” nga Tirana

Përshkallëzimi i revoltës studentore dhe përplasjet e ashpra në rrugët e kryeqytetit kanë marrë një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia më e madhe amerikane e lajmeve, Associated Press (AP), ka zbarkuar në Tiranë ku po transmeton në kohë reale (live) zhvillimet dramatike dhe përplasjet nga protesta e të rinjve.
AP i bashkohet kështu gjigantit tjetër mediatik britanik, Reuters. Tashmë, dy agjencitë më të mëdha globale të lajmeve ndodhen në terren në kryeqytet, duke pasqyruar minutë pas minute përballjen e studentëve me forcat e policisë përpara një publiku ndërkombëtar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›