E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 94-të, policia bllokon afrimin e protestuesve nga hyrja anësore

Protesta përpara Kryeministrisë ka vijuar edhe sot në ditën e 94-të, ku protestuesit u mblodhën sërish për të përsëritur kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrësit në protestë janë përpjekur t’i afrohen godinës qeveritare nga hyrja anësore e saj. Për të parandaluar afrimin e tyre drejt kësaj hyrjeje, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke ngritur një kordon dhe një perimetër sigurie në zonën përreth.

Protestuesit vijojnë të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›