Protesta para PS: Bijte e persekutoreve po ndalin integrimin Rozeta Rapushi
Ish te perndjekurit dhe te burgosurit politike, protestuan dje para selise se Partise Socialiste, kunder greves se urise qe sipas tyre, po cenon procesin e integrimit te vendit dhe levizjen e lire te shqiptareve. Me pankarta ne duar "Rama mos pengo rrugen evropiane te Shqiperise", ish te burgosur dhe te persekutuar politike, akuzuan se jane pikerisht bijte e persekutoreve, qe po pengojne integrimin evropian te vendit me akte ekstremiste dhe antishqiptare. "Bllokmenet e rinj, nuk mund te pengojne levizjen e lire te shqiptareve. Edi Rama, mos ndalo rrugen evropiane te Shqiperise", bertisnin para godines se PS-se, kjo pjese e shoqerise. Ne nje deklarate te perbashket shoqatave te te persekutuarve dhe Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike, kreu i PS-se, Rama, akuzohet si nxitesi kryesor i turbullirave qe po shkaktohen keto dite. "Eshte Edi Rama, qe me kliken e tij ben thirrje per rrezim te qeverise se dale nga zgjedhje te certifikuara te 28 qershorit. Deputetet e Partise Socialiste, pinjolle te bllokut komunist te udhezuar nga kryetari i tyre, therrasin "Ja vdekje Ja liri", parulla qe te kujtojne kohet e erreta te vrasjeve politike, vecanerisht ato ne 97-tes, si ushtaraket e larte Bujar Kaloshi, Leke Qoku, Besnik Hidri, Besim Cera etj", lexuan ata. Ne deklaraten publike, ish te persekutuarit politike, bejne te ditur se nuk i kane harruar torturat dhe vuajtjet mizore te komunisteve per liri e demokraci dhe u kujtojme bijve te bllokut qe koha e komunizmit ka ikur njehere e pergjithmone. "Greva e urise apo ide te tjera revolucionare te llojit Leninist, nuk kane vend ne Shqiperine e NATO-s dhe perpjekjet e saj per liberalizim te shpejte vizash", vijon deklarata. Ish te burgosurit politike permenden ne fjalimin e tyre para selise roze edhe djegien e flamurit te NATO-s, dite me pare ne vend qe sipas tyre, eshte nje akt i rende dhe i paprecedent. "Shtresa jone denon rende aktin e djegies se flamurit te NATO-s per te cilet dhane jeten shqiptaret ne protesten e lavdishme te Spacit, apo u denuan me qindra vite burgje e internime. Kete flamur e djegin sot femijet e baballareve persekutore te lirise, por liria nuk vdes", vijuan protestuesit. Kjo pjese e shoqerise, paralajmeroi dje se do te vijoje me cdo kusht, mbrojtjen e integrimit te Shqiperise ne Evrope dhe levizjen aq te deshiruar te shqiptareve pa viza ne Evrope.