E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata Panshqiptare: Opozita po luan me fatet e vendit

Federata Panshqiptare e Amerikes "Vatra" shprehu dje shqetesimin nga gjendja e rende politike e krijuar, sidomos koheve te fundit, me veprimet absurde te opozites. Deklarata eshte bere nga kryetari i Keshillit Drejtues,Gjon Bucaj, i cili theksoi se "djegia e flamurit te NATO-s gjate protestave se opozites ne sheshin e Tiranes eshte nje akt i shemtuar". "Kete akt "Vatra" e denon ne menyren me te ashper, si nje akt te ulte qe demton prestigjin e shqiptareve dhe tenton te demtoje procesin e integrimit te tyre ne Evrope", deklaroi Bucaj. Ai tha se kane verejtur obstruksionizmin e shtuar te pales humbese mbas votimeve te 28 qershorit, ne vend te nje bashkepunimi konstruktiv me koalicionin qeveritar per te miren e vendit, pa iu shmangur rivalitetit politik qe eshte normal ne nje sistem demokratik. Sipas tij, me bojkotin e Parlamentit dhe me protestat e pafund, duke iu referuar edhe disa analisteve, udheheqesi socialist tenton te ruaj vendin ne krye. Per te, sipas statutit te partise, kreu jep doreheqjen kur humben zgjedhjet dhe le vendin tjeterkujt. "Por kembengulja per mosbindje civile dhe thirrjet ogurzeza "Ja vdekje ja liri" deshmojne per mendimin e marrjes se pushtetit me cdo kusht, duke rrezikuar trazira ne Shqiperi. Kjo na kujton vitin tragjik te 1997-es", shprehu shqetesimin Federata Panshqiptare e Amerikes "Vatra". Duke vijuar me tej, kryetari i Keshillit Drejtues te kesaj federate solli ne vemendje se Qeveria dorezoi Pyetesorin per anetaresim ne BE dhe ata bashkohen me pjesen me te madhe te popullit shqiptar duke e pergezuar me mirenjohje per kete arritje historike. Gjithashtu, Bucaj theksoi se "delegacioni i opozites nuk u bashkua me ate te qeverise as per te bere dorezimin, duke deshmuar keshtu se PS eshte kunder integrimit, aspirates shekullore te shqiptareve". "Federata Panshqiptare "Vatra" ben thirrje per ruajtjen e rendit demokratik dhe te shtetit ligjor, dhe opozita te kthehet ne Parlament per te kontribuar ne zhvillimet ekonomike e politike dhe ne proceset e integrimit, duke vene interesat e popullit dhe fatet e Shqiperise mbi interesat partiake dhe vetiake", perfundoi deklaraten e tij per mediat, kryetari i Keshillit Drejtues te federates "Vatra".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›