Protesta pas plagosjes së serbit

Një i ri serb është plagosur me thikë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka njoftuar se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar si të dyshuar për këtë sulm, ndërsa po tentonin të iknin nga vendi i ngjarjes.Sipas zëdhënësit Hoti tek ata ështe gjetur një thikë, me të cilën policia beson se është plagosur i riu serb.Të dyshuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa viktima po trajtohet në spitalin serb në veri të Mitrovicës.Menjëherë pas incidentit, një grup serbësh në shenjë proteste i kanë vënë zjarrin disa lokaleve, pronë e shqiptarëve, në Lagjen e Boshnjakëve dhe kanë dëmtuar disa makina me targa të Kosovës.Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe pjesëtarët e policisë.Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcës paqëruajtëse të NATO-s për të mos lejuar përshkallëzimin e gjendjes.Ndërkohë një grup tjetër i serbëve është mbledhur në shenjë proteste edhe para zonës të quajtur 'Tre Rrokaqiejt', ku jetojnë disa familje shqiptare.Policia thotë se situata në veri të Mitrovicës është e tensionuar, por nën kontrollin e autoriteteve të rendit.Lagjia e Boshnjakëve në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës kohëve të fundit është përfshirë në një numër incidentesh të motivuara etnikisht.