Protesta për SHQUP-in, Berisha kërcënon ish-ushtarakët: Tu hiqet statusi
Tiranë- Nuk ka hezituar, që nga salla e mbledhjeve të qeverisë, kryeministri në ikje Berisha, në një nga mbledhjet e fundit të kabinetit qeveritar të kërcënojë ish-ushtarakët, të cilët pak ditë më parë përmes një proteste kërkuan që të anullohet vendimi për shndërrimin e qëndrës kulturore të së ushtrinsë në selinë e Partisë Demokratike.
Berisha tha se ata që protestrojnë duhet të dinë se kanë një status, përmes të cilin marrin pension nga shtetit dhe iu drejtua ministrit të mbrojtjes Arben Imami, duke thënë që tu hiqet statusi dhe përfitimet që kanë prej tij, nëse përsërisin këto veprime.
Ky është një kërcënim i rrallë e i paprecedent i një zyrtari të lartë të vendit, i cili përmes masave shtrenguese, heqjen e pensionit të merituar sipas ligjit, kërkon të mohojë deri lirinë e reagimit apo të protestës të një komuniteti të caktuar sic janë edhe shoqatat e ish ushtarakëve.
Kryeministri në ikje Sali Berisha nga mbledhja e qeverisë i ka dhënë përgjigje edhe akuzave të ditëve të fundit për tjetërsimin e SHQUP-it, duke theksuar se kjo shtëpi ka 12 vite që i ka humbur funksionet, dhe ishte kthyer sipas tij në shtëpinë e dasmave dhe ceremonive mortore.
Berisha ndër të tjera theksoi se mosafishimi i vendimit javën e kaluar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk ishte fshehje, por s’mund të publikohej pa u dekretuar njëherë nga Presidenti i Republikës.
“Nuk fsheh asnjë vendim, asnjë gërmë, po vendimi nuk u zbardh se u morr vesh se ishte bërë një gabim… s’mund të vinte në mbledhje qeverie pa u dekretuar nga Presidenti i Repuvlikës, s’marr asnjë vendim që parakalon Predidentin, E vërteta ajo që quhet SHQUP-i prej 12 vjeësht ka humbur cdo lloj funksioni qëndror, është shndërruar në shtëpinë e dasmave e ceremonice mortore, e kjo është evidente për çdo njeri që ka patur rastin të kalojë aty”,- tha Berisha teksa ftoi mediat të viziton atë për të pasqyruar gjendjen në të cilën ndodhet.
Ndërsa përshëndeti prishjen e ndërtimeve pa leje, Berisha porositi ministrin Flamur Noka të mos lejojë prishjen e atyre që janë me leje. Ndërsa një tjetër porosi për të gjithë ministrat në ikje Berisha la që të lihen gati dosjet në çdo drejtori për ministrat e rinj, për të cilët tha se nuk dinë as të lexojnë një dosje.
“Lini listën e projekteve në vazhdim, e për çdo ministër në drejt përkatëse duhet të jetë dosja të cilën ta keni kontrolluar, se në këto karrige do ulen njerëz që as dinë të lexojnë as dosjen, një kopje me vete, një kopje në drejtoritë përkatëse. Duhet ta dini në ç’fazë është, ku dhe kur e sa duhet për ta përfunduar, një kopje ata, një kopje ministri që ta ndjeki. kjo është trashëgimia jonë”,- tha Berisha.
Ndërsa në mbyllje Berisha kishte këtë fjali të fundit drejtuar pasardhësit të tij të ri në qeverinë e pas 9 shtatorit:
“Në ciu-ciu-n e djeshëm ke treguar moralin e shpëlarë që ke si njeri”,- ju drejtua Berisha-Ramës, në lidhje me dekretin e Presidentit për SHQUP-in.