Protesta për diplomat false, policia ndjek penalisht aktivistët e Aleancës KuqeZi
Policia ka vendosur që të preocedojë penalisht aktivistët e Aleancës KuqeZi, për protestën e tyre të zhvilluar më 4 maj para Ministrisë së Arsimit, në lidhje me diplomat falso, pas skandalit me djalin e Umberto Bosit. Sipas policisë, aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë marrë leje dhe për këtë arsye, protesta ka qenë e paligjshme.
Policia e Tiranës ditën e sotme ka dërguar materialet hetimore në prokurori për fillimin e procedimit penal për disa aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët sipas policisë nuk kanë marrë leje sipas ligjit për tubimet.”
Në procedimin e dërguar, policia shprehet se “manifestimi i datës 4 maj është i paligjshëm dhe ka cënuar institucionin e Ministrisë së Arsimit, duke hedhur sende të ndryshme në portën kryesore të këtij institucioni.