E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet për Dashnor Sulën

Share

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për incidentin në stadiumin e Peqinit në takimin e së shtunës Shkumbini-Flamurtari, ku deputeti Dashnor Sula dyshohet për gjuajtje me armë. Prokurori Ervin Goga tha në telefon për Vizion Plus se policia ka dorëzuar në organin e akuzës dosjen me hetimet paraprake në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, procedimi penal konfirmohet edhe vete nga deputeti Dashnor Sula, i cili dha shpjegime në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit së bashku me kryetarin e Bashkisë, por edhe shefin e klubit Shkumbini. Prania në FSHF solli mungesën e deputetit Sula në Komisionin e Ligjeve, ku dukej se pritej me kuriozitet, sidomos nga opozita. Bashkim Fino e mbuloi këtë mungese me shfaqjen para komisionit të një fotoje të Sules në stadium. Ndërkohë, pas dorëzimit të gjithë relacionit të ngjarjes nga delegati Petrit Brahja dhe vëzhguesi Astrit Mema, pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës për të marrë vendimin. Nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka pasur asnjë reagim, pasi sipas saj, do të ndikonte në vendimin e disiplinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›