E Diel, 1 Nëntor 2026

Rizgjidhet, Basha letër urimi homologut londinez

Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha

TIRANE- Me rastin e rikonfirmimit të tij në postin e kreut të Bashkisë së Londrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka dërguar një letër urimi, homologut Boris Johnson. Ne letrën e tij, Basha e fton Johnson të vijë në Shqipëri, ndërsa i uron shumë suksese në organizmin e Lojrave Olimpike 2012, duke theksuar se përgatitjet e deritanishme janë mbresëlënëse.

Më poshtë letra e plotë që Basha i ka dërguar Jonson

I nderuar zoti Krytar i Bashkisë së Londrës,

Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër tim dhe  të qytetarëve të Tiranës, tju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Bashkisë së Londrës  si dhe  tju uroj  të vazhdoni me sukses realizimin e axhendës tuaj në shërbim të qytetarëve.

Me votën e tyre, qytetarët londinezë votëbesuan vazhdimin e programit Tuaj për përmirësimin e cilesisë së jetës së qytetarëve të Londrës.

Unë, gjithashtu, dua tju uroj suksese në organizimin e Lojrave Olimpike, të cilat do ta shndërrojnë Londrën ne kryeqendrën e botës. Përgatitjen e deritanishme janë mbresëlënëse. Unë nuk kam dyshim se qyteti juaj do të shndërrohet në shtëpinë  e përkohshme të  mijëra  konkurentëve  dhe miliona spektatorëve që do të bëjnë Anglinë krenare këtë verë.

Unë dua t’ju siguroj Ju zoti Kryetar se për mua dhe qytetin e Tiranës, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Londrën është dhe mbetet një përparësi e veçantë.

Më lejoni gjithashtu të shpreh dëshirën time të thellë për tju mirëpritur në Tiranë dhe një herë t’ju uroj shumë sukses këtë verë dhe gjatë mandatit tuaj të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›