E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta për energjinë në Shkodër, banorët futen me forcë në nëstacion

Shkodër- Kompania CEZ shpërndarje po vijon aksionet e saj për ndërprerjen e energjisë elektrike në ato zona ku ka debitorë, por ky veprim ka shkaktuar protesta në shumë qytete të vendit.

Banorët e komunës Rrethina në Shkodër kanë rreth dy javë pa energji elektrike, prandaj natën e mbrëmshme kanë zhvilluar një protestë duke tentuar të futen në nënstacionin elektrik.

Menjëherë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të shpërndarë turmën, ndërsa është dashur të ndërpritet energjia për të gjithë zonën, si masë për të parandaluar një tragjedi të mundshme.

Pas protestave të shumta që kanë bërë banorët ende nuk ka një rikthim të energjisë, prandaj ata kanë thyer porten e nënstacionit dhe janë futur me forcë aty për të risjellë vete rrymën elektrike. Ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe përfaqësues të disa partive politike në vend.

Mes tyre edhe nënkryetari i komunës, Gjelosh Prendi, i cili ka kërkuar të gjendet një zgjidhje e menjëhershme pasi shumcia prej tyre e paguan rregullish energjinë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, ndërsa ka patur paralajmërime se ata do të tentojnë të rifuten sërish në nënstacion.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›