E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk e mohoj se korrupsioni ekziston ende



Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha qe erdhi ne pushtet ne vitin 2005 me moton Me duar te pastra deklaroi dje ne nje konference te financuar nga KE-ja per korrupsionin se ky fenomen ekziston akoma. Kreu i qeverise shtoi se korrupsioni eshte kancer i shoqerise dhe se qeveria e tij do te vazhdoje luften me zero tolerance. Berisha theksoi se megjithese nuk e mohon ekzistencen e korrupsionit gjate ketyre viteve ky fenomen ka pesuar renie drastike ne Shqiperi. Gjate fjales se tij ne kete konference Berisha deklaroi se askush nuk ka imunitet nga korrupsioni.
Qendrimi
Ne mblidhemi sot per te trajtuar nje problem nder me themeloret te shoqerise se lire shqiptare korrupsioni eshte armiku numer nje i lirise se qytetareve shqiptare. Kjo konference eshte jashtezakonisht e rendesishme. E perseris qe nevojitet nje lufte konstante e panderprere me kete fenomen i cili nuk zhduket por luftohet - u shpreh Berisha. Ai shtoi se lufta ndaj ketij fenomeni ka nisur nga zyrat e qeverise se tij pese vjet me pare dhe do te vijoje. Pese vjet me pare premtuam qeverisje me duar te pastra dhe kete lufte e nisem nga zyrat tona duke ulur shpenzimet e administrates publike - u shpreh kryeministri. Berisha theksoi se per te luftuar kete fenomen duhet guxim vendosmeri dhe vullnet i hekurt. Nuk mohoj ekzistencen e korrupsionit por ai ka pasur nje rene drastike. Reformat nuk jane kurre te mjaftueshme nese ligji nuk vepron me gjithe forcen e tij tek ata qe abuzojne - vijoi kreu i maxhorances qeverisese.
Ne konferencen e posacme kunder korrupsionit ne Shqiperi e financuar nga Komisioni Europian Berisha deklaroi se askush nuk ka imunitet nga korrupsioni. Duke folur ne kete konference shefi i qeverise tha se korrupsioni galopant ka krijuar nje cunam boteror dhe ai mbetet faktori numer nje qe cenon rende shoqerine e lire dhe demokracine. Sot Shqiperia eshte vendi me privat ne bote pasi nuk ka asnje vend tjeter me kaq asete private sa Shqiperia. Ne po vijojme privatizimet si nje lufte e suksesshme ne luften kunder korrupsionit - theksoi kryeministri duke verejtur se transparenca ndaj ketij fenomeni te rende po behet ne cdo qelize duke e bere transparencen kusht te te tera kushteve. Ne ulem taksat dhe sot jemi vendi me barren fiskale me te ulet ne Europe - tha Berisha.

shkurte
Berisha ne Grup Sarkozi dhe Merkel do te vizitojne Shqiperine

Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje ne mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat se heqja e vizave per qytetaret shqiptare do te gjalleroje ekonomine e vendit. Ne fjalen e tij para ligjvenesve demokrate nje dite pas kthimit nga Samitit dyditor i NATO-s ne Lisbone te Portugalise Berisha tha se takimi i Lisbones ka qene edhe nje rast i mire per tu takuar me perfaqesuesit me te larte te vendeve kryesore te botes. Kreu i qeverise Berisha tha se ka pasur nje bisede te shkurter me Presidentin amerikan Barak Obama se ka folur me kancelaren gjermane Angela Merkel kryeministrin italian Silvio Berluskoni apo me Presidentin francez Nikola Sarkozi te cileve sic tha Berisha u ka bere te njohur perparimet qe ka bere Shqiperia. Sarkozi dhe Merkel me premtuan se do te vizitojne se shpejti Shqiperine. Une nga ana ime i falenderova per bonusin qe shqiptaret moren me vizat dhe u premtova se nuk do te zhgenjehen pasi shqiptaret nuk do te shkelin kushtet e vendosura nga BE-ja - vuri ne dukje Berisha. Kryeministri theksoi se vizat do te sherbejne per zhvillimin e ekonomise ne vendin tone. Nder te tjera Berisha vleresoi se Samiti i Lisbones ishte me i rendesishmi ne 61 vitet e fundit te Aleances. Ky samit miratoi Konceptin e ri Strategjik te NATO-s qe ristrukturon rolin e kesaj organizate. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s dha garanci per asgjesimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurise globale - tha kryeministri. Duke e cilesuar si nje zhvillim shume pozitiv Samitin e NATO-s ne Lisbone theksoi se vendimet e ketij samiti i sherbejne paqes dhe sigurise ne bote.

Bregu debate me Ballen ne Komisionin Parlamentar te Integrimit

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ndersa ka raportuar dje ne Komisionin Parlamentar te Integrimit ne lidhje me raportin e fundit te KE-se per Shqiperine ka debatuar me deputetin socialist ne kete komision Taulant Balla. Nga ana e saj Bregu duke iu referuar raportit te KE-se e cilesoi opoziten si shkaktare per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat dhe e fajesoi ate per mosdhenien e votave per realizimin e reformes se kerkuar ne Drejtesi ku votimi i ketyre ligjeve kerkon nje shumice te cilesuar kartonesh te deputeteve. Gjate diskutimeve ne Komision socialisti Taulant Balla tha se vendimi negativ i Brukselit erdhi pas deshtimit te qeverise. Ne kete drejtim ai iu rikthye akuzave ndaj ministres Bregu pavaresisht se mbledhja ishte per te diskutuar progres-raportin e Komisionit Europian. Zonje ke bere nje gabim shume te madh ke perdorur posturen e ministres se Integrimit per te krijuar imunitet politik perkundrejt njerezve familjare te lidhur me krimin e organizuar dhe ky eshte nje shqetesim i madh. Prandaj une po ta them sot se zonja ministre e Integrimit ne zyrtarisht kemi kerkuar doreheqjen dhe ben mire te shikosh pozicionin tend - tha deputeti socialist Taulant Balla. Nderhyrja e ministres se Integrimit Bregu ishte e menjehershme. Ajo iu drejtua deputetit Balla se partia qe ai perfaqeson mbart ne vetvete nisma konkrete per bllokimin e integrimit te vendit. Gjithashtu ajo i kujtoi deputetit Balla se per te ka akuza konkrete per shkelje te ligjit nga ana e tij dhe per lidhje te dyshimta me boten e krimit. Taulant nuk po te drejtohem as zoti Balla sepse ti nuk e meriton se nuk je zoteri. Te sugjeroj vetem dicka mundohu te respektosh institucionet e ketij vendi. Taulant Balla ti nuk je as prokuror as gjykates po nese ti do te behesh pjese e toges se pushkatimit politik ky do te jete mekati yt i pandare ne politike - u pergjigj ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Komisioni i Ligjeve Prokuroria e Pergjithshme kerkon me teper fonde

Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar shtim te fondit qe qeveria ka percaktuar per kete institucion per vitin 2011. Kerkesa eshte bere dje gjate diskutimit te projektbuxhetit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Perfaqesuesi i Prokurorise Arben Dollapi kerkoi ne emer te organit te akuzes rritje te buxhetit per te permbushur nevojat e institucionit per rritje te stafit te prokuroreve me 20 te tille kerkese te cilen deputetet e maxhorances ne kete komision thane se do ta permbushin. Duke pasur parasysh qe eshte rritur volumi i punes ne kete njesi mendoj se duhet te merret ne konsiderate kerkesa e Prokurorise. Ne kemi nevoje qe te forcojme kete njesi per rritjen e shpejtesise se hetimit - tha Dollapi. Por opozita deklaroi se institucioni i akuzes nuk eshte mbeshtetur me financime duke vecuar ne kete te fundit strukturen e Task-Forces. Edhe Sherbimi Informativ Shteteror nuk ka qene i kenaqur me fondin qe i eshte percaktuar ketij institucioni. Kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri ne Komisionin e Sigurise Kombetare kerkoi me shume fonde per institucionin qe ai drejton.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›