E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta politike dhe tensione ne SHBA ne pervjetorin e atentateve

Nje gje te pakten nuk iu desh ta perjetonin amerikaneve ne pervjetorin e nente te atentateve terroriste te 11 shtatorit pamje te kuranit qe digjet ne Florida. Te shtunen ne mengjes pastori radikal Terry Jones i cili terhoqi per dite te tera vemendjen ne SHBA tha se kishte hequr dore perfundimisht nga aksioni i djegies. Ai premtoi ne kanalin televiziv NBC

Ne nuk do te djegim as tani dhe as me vone kurane

Si argumentim ai tha se e kishte arritur synimin e tij qe te tregonte se ne fene islame ka elemente te rrezikshme radikale. Ai tha se Zoti i kishte sinjalizuar atij se duhet ta ndaloje aksionin e djegies.

Planet e hallakatura te Jones-it gjeten disa pak mbeshtetes ne internet u shfaqen disa video ne te cilat digjeshin kopje te Kuranit para Shtepise se Bardhe ne Uashington dy burra shkulen faqe nga Kurani dhe i hodhen ne nje kosh plehrash. Po e gjitha kjo ndodhi jashte fokusit te kamerave televizive dhe nuk terhoqi shume vemendjen.

Po edhe pa kete ky 11 shtator u zhvillua nen pershtypjen e tensioneve politike dhe fetare te tilla si nuk ishin njohur deri tani. Aq me me force erdhi apeli i presidentit te SHBA Barack Obama drejtuar amerikaneve per te qendruar se bashku dhe per te luftuar per vlera si liria dhe toleranca fetare

Terroristet e 11 shtatorit donin te nxisnin konflikte midis feve por Amerika nuk ka qene kurre ne lufte me fene islame dhe nuk do te jete kurre. Nuk ka qene nje fe ajo qe na sulmoi ne kete dite shtatori ishte El Kaida nje grusht burrash te cilet e kishin pervetesuar me perversitet nje fe.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Barack Obama perkujton ne heshtje viktimat e 11 shtatorit 2001

Demonstrat pro dhe kunder ngritjes se qendres islamike

Ne Nju Jork situata ekstreme kete vit u be vecanerisht e qarte. Ne ceremonine perkujtimore prane Ground Zero ne Nju Jork disa te aferm te viktimave kerkuan midis loteve qe kjo dite ti perkase vetem kujtimit te te vdekurve jo diskutimeve politike. Familje te tjera nga ana tjeter e sollen politiken direkt ne ate vend dhe mbanin ne duar postera me te cilat protestonin kunder ngritjes se planifikuar te qendres islamike ne afersi te Ground Zero. Pak ore me vone 11 shtatori ne Nju Jork u mbizoterua nga protestat politike - dy demonstrata per dhe kunder qendres islamike terhoqen disa mijera vete.

Atmosfere e acaruar ndaj myslimaneve

Amerikane myslimane ankohen prej kohesh se atmosfera ne SHBA ndaj tyre asnjehere nuk ka qene kaq armiqesore sa tani- as direkt pas atentateve kur presidenti i atehershem George W. Bush beri thirrje qe te mos behet fajtore feja islame per ate qe ndodhi.

Ne pervjetorin e nente te 11 shtatorit plageve te vjetra iu shtua nje hidherim i ri hidherimi per mungesen e ndjenjes se te qenit se bashku ndjenje qe kishte mbizoteruar gjithmone ne kete pervjetor qe prej vitit 2001.

Autor Sabine Mller/ Auron Dodi

Redaktoi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›