Referendumi ne Turqi- Shumica votoi per ndryshimin e kushtetutes

Me gjithsej 26 ndryshimet e miratuara shtetasit turq fitojne me shume te drejta per shembull per te paren here mundesine e padive individuale para Gjykates Kushtetuese. Ne te njejten kohe forcohet kontrolli civil i ushtrise gjeneralet puciste mund te nxirren per te paren here para gjyqit.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan u prit prej perkrahesve te vet ne mbremjen festive si nje yll i muzikes pop. Shikuesit e nderprene vazhdimisht fjalimin e gjate te fitores te kryeministrit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Forca paramilitare marrin Silivrin maj 2009
Erdogan theksoi se fituese e mirefillte e votimit nuk ishte ndonje parti po demokracia turke. Kryeministri nenvizoi serish domethenien e 12 shtatorit dates se referendumit. Me 12 shtator 1980 saktesisht 30 vjet me pare ushtria turke beri puc dhe leshoi me pas te ashtuquajturen kushtetute te pucisteve. Deri tani ne pjese te medha kjo ishte e vlefshme dhe ne saje te perfundimit te referendumit do te ndryshohet.
Deri tani data 12 shtator ndotej prej kushtetutes se pucisteve. Me kete vote popullore gjithashtu ne nje 12 shtator fillon nje epoke e re per demokracine. Me kete ne hapim nje faqe te re dhe largojme ndotjen.
Turqit votuan me shumice befasisht te qarte per reformen kushtetuese. Rreth 58 per qind e zgjedhesve votuan me po 42 per qind kunder. Deri se fundi shume analiste te opinionit parashikonin nje gare hap me hap te te dy kampeve. Rreth 78 per qind e shtetasve me te drejte vote moren pjese ne referendum. Pjesemarrja ishte vecanerisht e larte ne lindje te Turqise ne rajonet kurde te vendit. Atje partite kurde i kishin bere thirrje popullsise per ta bojkotuar votimin. Ne kryeqytetin Ankara rreth 57 per qind votuan me po ne Stamboll ishin rreth 56 per qind.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Recep Tayyip Erdogan
Erdogan u tregua burre shteti gjate mbremjes festive. Votimi do te hyje ne historine e Turqise tha ai. Ju do tju kujtojne do te na kujtojne tha Erdogan fjale per fjale.
Nepermjet reformes sanksionohen shume te drejta qytetare ne kushtetute. Nder te tjera femijet dhe punemarresit fitojne me shume te drejta vec kesaj fuqizohet mbrojtja e te dhenave. Ushtria turke humbet ndikim. Gjeneralet e 1980-es qe jetojne ende mund te nxirren ne te ardhmen para gjyqit vec kesaj kufizohen kompetencat e gjykatave ushtarake.
Parlamenti turk fiton gjithashtu me shume ndikim ne zgjedhjen e gjykatesve me te larte te vendit. Vecanerisht kjo pike u kritikua gjate fushates per kushtetuten nga partite opozitare si sulm kunder ndarjes se pushteteve.
Autor Steffen Wurzel/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama