Opozita, krijohet "Forumi për Demokraci"
Parti të majta e të djathta, shoqëri civile dhe grupe interesi rikthyen dje "Forumin për Demokraci dhe Drejtësi". Të unifikuar në një bllok të vetëm, të gjitha partitë dhe shtresat që janë prekur nga zgjedhjet e 28 qershorit do të dalin bashkë në protestë ditën e shtunë, të mbledhur përreth Partisë Socialiste, ideatores së këtyre protestave. "Forumi për Demokraci dhe Drejtësi", nën moton "demokracia në rrezik", lindi dje pas një takimi që kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi me kryetarë partish të majta e të djathta, por edhe me përfaqësues të grupeve të interesit, si minatorët, pensionistët apo sindikatat. Në një prej ambienteve luksoze të kryeqytetit, Rama mblodhi së bashku një sërë faktorësh: aleatët e tij të majtë; ish-deputetin e LSI-së Ndre Legisi dhe Mustafa Muçin; të djathtët Nard Ndoka, Spartak Ngjela e Dashamir Shehi, si dhe drejtuesit e sindikatave. Njëzëri, të pranishmit e kësaj tryeze vendosën të marrin pjesë në protestë me kërkesën për të garantuar transparencën e zgjedhjeve. Pas takimit, kreu socialist shprehu krenarinë për vendimin e kësaj partie, për të mos hyrë në Parlament deri në zbardhjen e procesit zgjedhor. Ai sqaroi se ky vendim tanimë mbështetet nga një sërë faktorësh, të majtë e të djathtë dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit. "Unë jam shumë krenar që vendimi ynë për moshyrjen në Parlament nuk përfaqëson thjesht Partinë Socialiste, por përfaqëson shumicën e shqiptarëve, majtas e djathtas, që janë grabitur në 28 qershor dhe që përmes gjithë përfaqësuesve të tyre, qofshin përfaqësues politikë apo përfaqësues të interesave dhe grupeve të ndryshme, shprehën qëndrim të palëkundur ndaj këtij Parlamenti pa legjitimitet, deri në plotësimin e kërkesave legjitime që kanë të bëjnë me transparencën e një procesi zgjedhor të turpshëm e pa standarde", tha Rama. Përmes këtij takimi, Rama konfirmoi se qëndrimi i PS-së mbështetet gjerësisht, duke shprehur vendosmërinë për të vijuar këtë rrugë. "Është një rrugë që nis të shtunën pasdite, tha ai, në këtë bulevard dhe që nuk mbaron, por përkundrazi vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Shqipërisë". Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e së shtunës.
"U bëjmë apel qytetarëve që të bashkohen me ne në shesh. Protesta përfaqëson 800 mijë vota të shqiptarëve, të cilat janë vjedhur në zgjedhjet e 28 qershorit", tha ai. Ndre Legisi nga LSI tha se ishte në atë tryezë si përfaqësues i të gjithë atyre anëtarëve të LSI-së, të cilëve u është vjedhur vota që me ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. "Unë përfaqësohem në këtë takim duke ruajtur atë linjë që kemi pasur në 2005-ën, kur LSI-ja ishte iniciuese për hapjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e atij viti", tha Legisi. Kreu i PDS-së, Paskal Milo, vuri në dukje se protesta do të jetë paqësore. "Nuk do dalim as me shishe molotovi për të sulmuar Kryeministrinë, por me një mesazh të qartë paqësor, që kërkojmë të ndalet deformimi i votës", nënvizoi Milo. Kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, i ftoi të rinjtë që të jenë pjesë e protestës. "Në fakt, kur një njeri voton, voton aspiratën dhe ëndrrën e vet për të ndryshuar disa gjëra", tha Veliaj. Kreu i PLD, Spartak Ngjela, shtroi nevojën e zhvillimit të protestave. "Sot, në këto momente që ka marrë fund gjithçka, që shteti është uzurpuar, ky është i vetmi solucion, domethënë bojkot dhe protesta, protesta të forta madje", vijoi Ngjela. Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, shprehu mbështetjen e kësaj shtrese për protestën. "Vota e vjedhur, tha ai, është votë që u është vjedhur minatorëve, që i është vjedhur statusit të minatorëve". Kol Nikolla theksoi mbështetjen e Konfederatës së Sindikatave, për bojkotin e PS-së, duke e parë si një lëvizje demokratike, të zgjuar dhe vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri.