E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta te dhunshme ne Azerbajxhan

Me qindra protestues në veriperëndim të Azerbajxhanit u kanë vënë zjarrin automjeteve dhe ndërtesave si dhe kanë goditur me gurë forcat e policisë.
Protesta është shkaktuar nga një aksident automobilistik në qytetin Ismail, 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Baku.
Me qindra banorë kanë kërkuar dorëheqjen e guvernatorit vendas, si dhe kanë sulmuar një hotel të zonës.
Disa protestues kanë përfunduar në spital si pasojë e përleshjeve të dhunshme me policibë. I vendosur në një rajon strategjik të Kaukazit ndërmjet Rusisë, Iranit dhe Turqisë, Azerbajxhani furnizon me gaz dhe naftë Europën.
Qeveritë perëndimore dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar presidentin e vendit Aliev i cili zëvendësoi babain e tij në post, si autoritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›