Kater kishat ne komunen e Liqenasit

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave nuk ka nxjerrë asnjë pronar për tokat e katër kishave në komunën e Liqenasit, ndryshe nga çfarë është mediatizuar. Në të vërtetë AKKP nuk ka pranuar kërkesën e përfaqësuesit të këtyre objekteve për kthimin e pronave, për mungesë dokumentacioni tekniko- ligjor. “ABC News” ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjenicsë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avenir Peka. Ai na sqaroi se kërkesa për kthimin e pronës nuk është pranuar për shkak të mospërputhjeve ligjore, mossaktësive në dokumenta dhe në hartografinë e trojeve. Dhe jo se në mes është një pronar. Në sqarimet e Agjencisë së Kthimit të pronave thuhet se mungojnë dokumenta që vërtetojnë gjendjen e pronës disa vite pas origjinës, se nuk ka përputhje të metrave katrorë më ato që pretendohet, se harta nuk përputhet në vendin ku ndodhen kishat. Këto arsye dhe jo vetëm, kanë ccuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të mos mosnjohë të drejtën e pronësisë në emër të subjektit, Kisha Artodokse Autoqefale e Shqipërisë, për pronën e pretenduar prej 28470 m 2, të ndodhur në fshatin Liqenas dhe Goricë e Vogël të Qarkut Korçë. Në këto kushte subjekti është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku pritet që çështja të marrë një zgjidhje. Pak ditë më parë u publikua lajmi se katër kishave, Shën Thanasi, Shën Pali, Shën Mëria dhe pylli i kishës së Shën Gjergjit, u ka dalë pronari. Por, në fakt sipas AKKP-së nuk ka asnjë pronar tjetër pretendent për këto prona, thjesht mungojnë dokumentet e përcaktuara nga ligji për njohjen e pronës.