Rritje e eksporteve ne dhjetor

Muaji dhjetor ka shënuar një rritje të eksporteve shqiptare me 8,5% drejt vendeve partnere tregtare.
Në vlerë monetare janë eksportuar 17,9 miliardë lekë mallra, apo 8,5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011. Të dhënat më të fundit të Institutit kombëtar të statistikave mbi bilancin e Tregtisë së Jashtme tregojnë se në dhjetorin e kaluar ka patur një ulje të importeve vjetore me 16.3%.
Deficiti tregtar rezulton në 28,8 miliardë lekë, duke shënuar një ulje krahasuar me dhjetorin e 2011-ës me 26,7%.
Kryeson eksportet grupi i “Prodhime druri dhe letre” me një rritje krahasuar me muajin nëntor me 3,7%.
Gjatë muajit të fundit të 2012-ës rritja e prodhimit të energjisë në vend ka bërë që të ulet importi mujor i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6,1%.
Partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë vijojnë të mbeten vendet e BE, kryesisht Italia dhe Greqia, respektivisht me një volum mallrash prej 40,2% dhe 7%.