Protestanet komuniteti me i ri
Ndryshon harta fetare e Shqiperise. Me ane te nje marreveshjeje zyrtare qeveria aktuale ka njohur nje komunitet te ri fetar ate te protestaneve. Percjellim mesazhin me te mire per afrimin e Shqiperise me Europen. Ajo do ti bashkengjitet BE-se me nje komunitet fetar me te gjere. Pershendes harmonine fetare dhe pranine tuaj ketu tha ne ceremonine e marreveshjes kreu i protestanteve Fitor Muca. Ai ka vleresuar bashkejetesen fetare si nje vlere te shqiptareve prej nga ku edhe merr jete edhe mirekuptimi per te njohur kete komunitet te ri. Madje si per te perforcuar kete bindje te perhapur gjeresisht ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes kane marre pjese te gjithe drejtuesit e tri komuniteteve fetare kryesore te cilet kane uruar protestantet shqiptare per kete ngjarje te shenuar per ta. Nderkohe ne aktivitetin e zhvilluar kane qene te pranishem edhe pjesa me e madhe e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.