E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i ri opozitar nis nga Shqiperia e Mesme

Opozita paralajmeron nisjen e protestave me 26 nentor

Opozita rikonfirmon skenarin e protestave ne mbare vendin. Perfaqesuesi i aleances Opozita e Bashkuar kreu i Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela deklaroi dje se tanime arsyet per te kaluar ne rruge jane fermentuar plotesisht. Kjo sipas tij gjen legjitimitetin e vet edhe te heshtja e shumices edhe ndaj ofertes me te fundit te opozites lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 e cila eshte ne tryezen e Kryeministrit Sali Berisha. Ky eshte momenti kur i gjithe populli duhet te ngrihet per ti dhene fund kesaj qeverie tiranike... E lajmeroj edhe njehere opinionin publik te gjithe atyre qe u jane shkelur te drejtat gjithcka qe ju eshte grabitur do te zgjidhet ne kete diapazon tha Spartak Ngjela. Dalja ne shesh do te nise sipas tij ne 26 nentor nga qyteti i Elbasanit ku eshte deputet edhe ministri aktual i Brendshem Lulzim Basha. Nuk dihet per cilat arsye eshte zgjedhur ky qytet per te pagezuar levizjen e re por duhet thene se ai eshte ne qender te Shqiperise dhe ne pergjithesi qendron jashte ngarkesave qe sjell me vete nocioni i bastionit. Ne daten 26 nentor ne Elbasan fillon turi i ri i protestave te cilat do te jene me teper masive dhe te shpetojne gjendjen. Mospranimi i kompromisit te ri provon ne menyre te plote manipulimin e zgjedhjeve dhe paligjshmerine e kesaj qeverie deklaroi Ngjela. Ai ka sqaruar mandej se oferta e opozites eshte zyrtare dhe i eshte bere e njohur Kryeministrit i cili e ka ne tavoline ate prej kohesh. Me shume ai nuk ka munguar te shfaqet kategorik teksa e ka kushtezuar te gjithe zhvillimin politik me permbushjen e kerkeses se opozites per hetimin e 28 qershorit 2009. Afati i fundit mbetet data 26 nentor e cila ne besimin e partive te opozites eshte kufiri i negocimit ne tryeze. Gjendja eshte e rende ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore sepse qeveria eshte paligjshme. Ne rast se deri ne daten 26 e mbas ende nuk do pranohet hetimi parlamentar per kutite e materialeve te votimit gjithcka do te zgjidhet nepermjet protestave deklaroi ai. Pavaresisht ketij ultimatumi mbetet gjithsesi e paqarte sesi Partia Socialiste dhe aleatet e saj ne krye te nje aksioni te rruges do te diktojne rrezimin e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha. Jo vetem nisur nga pervoja e pranveres se shkuar por edhe nga nje lloj kakofonie ne kerkesa ky opsion disi radikal do te ngjalle besim vetem ne momentin e realizimit. Eumlshte me shume rendesi te theksohet se apeli per protesta i referohet gjendjes shume te rende ne vend ekonomise dhe papunesise teksa formalisht kusht i vetem per heqjen dore nga to eshte vetem hetimi i zgjedhjeve te shkuara. Per me shume qe ultimatumet e vena publikisht asgjesojne opsionin e negociates apo marreveshjes pse per nga vete natyra kategorike e perkufizojne nje cedim te kundershtarit vetem si kapitullim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›