E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat bllokojne punimet e rruges Durres-Kukes

Fshati Breg Lume i komune Terthore te Kukesit ka bllokuar punimet e rruges Durres-Kukes.

Punimet e rruges Durres-Kukes u kane imponuar nje rruge tjeter per t’i lidhur me Kukesin dhe Prizrenin. Ne projektin per nje rruge tjeter, e cila ka nisur nga ndertimi banoret thone se nuk eshte marre mendimi i tyre.

Rruga eshte ne nje terren teper te pjerret dhe sipas banoreve ne kohe me shi behet e pakalueshme, e shume me keq me reshje debore e ngrica.

Pikerisht per keto arsye banoret e ketij fshati e shohin vete te izoluar, pas perfundimit te rruges Durres-Kukes. Nga njera ane liqeni dhe nga ana tjeter autostrada eshte nje bllokim total, thone banoret.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›