E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria llogari për kartat, afati deri më 31 Maj

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami, kërkoi nga Ministria e Brendshme që të japë sqarime per aplikimin e personave pa pasaportë. "Afati është deri më 31 Maj, ndryshe do marrim masat tona". 

TIRANE-PS shprehu sot shqetësimin se procesi zgjedhor po rrezikohet dukshëm nga procesi i pajisjes me karta identiteti të qytetarëve. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partinë Socialiste, Kastriot Islami, kërkoi nga Ministria e Brendshme që të japë sqarime per aplikimin e personave pa pasaportë.
Gjatë një prononcimi për mediat, Islami kerkoi qe ekzekutivi të japë pergjigje per ecurine e kartave, perndryshe Partia Socialiste do të përcaktoje qëndrimin. “Afati është deri më 31 Maj, ndryshe do marrim masat tona”, tha Islami.

Partia Socialiste e konsideron procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumenta të reja në prag zgjedhjesh të dështuar. "Qeveria duhet të pranoje dështimin me kartat e identitetit", tha Islami.

Duke shprehur vendosmërine për të respektuar zhvillimin e zgjedhjeve me 28 Qershor, Islami theksoi se PS nuk do te lejoje ndryshimin apo manipulimin e rezultatit me punën e kartave dhe se e drejta e votës bëhet vetëm përmes kërkesave të Kodit Zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›