E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Protestat e PS, po demtojne turizmin"

Ekspertet e huaj te turizmit, mendojne se menyra qe ka zgjedhur opozita per te protestuar, do te ndikoje negativisht ne flukset turistike drejt Shqiperise, duke bere ne kete menyre qe ata qe kane menduar te kalojne pushimet, apo te kalojne transit ne Shqiperi te jene sa me larg saj. Salvatore Messina, Rektor i Universitetit Evropian te Turizmit, ekspert i njohur i fushes, beson se imazhi i Shqiperise turistike, cenohet rende me acarimin perdite e me shume te situates politike ne vend. "Sigurisht qe jep efekte negative. Do te kontribuoje ne krijimin e nje imazhi jo pozitiv per Shqiperine. Mjaft te shohesh mediat shqiptare, ky problem politik sigurisht nuk ndihmon ne ardhjen e qete te turisteve drejt Shqiperise", ka qene deklarata e Messines per TV Klan. Rektori i Universitetit Evropian te Turizmit shkon me tej duke theksuar se kjo situate do te godase me teper turistet perendimore, te cilet do te krijojne per Shqiperine imazhin e nje vendi te pa stabilizuar dhe per kete arsye do te evitojne ardhjen ne atraksionet turistike shqiptare. "Besoj se kjo situate politike do te jete me e perceptueshme nga turistet e vendeve te Ballkanit, te cilet mund ta mirekuptojne, por per turistet e Bashkimit Evropian, nje situate e tille eshte e pakuptueshme. Ata jane me te ndjeshem per ta perceptuar Shqiperine, si nje vend me probleme dhe konflikte. Eshte pikerisht e kunderta e asaj qe Shqiperia duhet te beje, ju duhet te tregoni nje interes me te madh ne thithjen e turisteve perendimore, me shume sesa per turistet e rajonit. Turistet evropiane e kane me te veshtire te kuptojne se per cfare arsye, nje force politike opozitare nuk zgjedh sallen e Kuvendit per te zhvilluar debatin politik dhe ben greve urie ne rruge, cilat do qofshin arsyet, kjo sjelle perceptimin e nje vendi jo demokratik dhe pengon mberritjet turistike", deklaroi Mesina. Per ekspertin italian, situata behet edhe me e rende duke marre parasysh se ndodhemi ne prag te sezonit turistik veror dhe pritjes se flukseve turistike. Protestat e opozites qe nga 1 maji kane filluar ne menyre te perditshme, nderkohe qe dhe greva e urise ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne Tirane, eshte shoqeruar me bllokimin jo vetem te ketij bulevardi por dhe te akseve rrugore ne te gjithe vendin. Aq sa ka pasur dhe perplasje me policine, e cila eshte ne zbatim te ligjit. Keto protesta kane sjelle dhe frikesimin e turisteve te huaj, te cilet tashme ngurrojne te vijne ne Shqiperi ne kete situate protestash. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›