E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e studentëve në Tiranë, Edi Rama anulon vizitën në Austri për takimin me kancelarin Christian Stocker

Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, e parashikuar për të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare.

edi rama

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim zyrtar nga portali austriak OTS.at , sipas të cilit vizita e planifikuar e kreut të qeverisë shqiptare te kancelari austriak Christian Stocker nuk do të zhvillohet.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit të vizitës, por ndërkohë në Tiranë zhvillohet prej 6 ditësh protestat e studentëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›