E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Egjipt, Morsi kërkon hetim të ri

Presidenti i Egjiptit urdhëroi një hetim të ri rreth vrasjes së protestuesve anti-qeveritarë brenda 16 muajve të kaluar e që rezultuan me dëbimin nga pushteti të ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Agjencia e lajmeve AP bën të ditur se urdhëri për këtë u bë të enjtën mbrëma përmes një dekreti, i cili kërkon rishkimin e hetimeve dhe gjykimeve që ndërlidhen me vrasjen e rreth një mijë protestuesve.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt njoftoi se një komitet prej 16 anëtarësh në përbërjen e të cilit janë gjykatës, prokurorë, policë dhe përfaqësues të ushtrisë e të viktimave do t`i raportojnë presidentit, Mohamed Morsi, brenda dy muajve.

Pjesa dërmuese e protestave që nga rënia e Mubarakut kanë shënjestruar ushtrinë, e cila mori pushtetin pas rrëzimit të presidentit.

Mubarak dhe ministri i tij i brendshëm janë dënuar me burg të përjetshëm për rolin e tyre në vrasjen e protestuesve që ishin kundër regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›