Irak, miliona pelegrinë shiitë protestë në Qerbela

Miliona pelegrinë shiitë kanë protestuar sot në qytetin irakian Qerbela. Tubimi po bëhet nën masa të forta sigurie, pas një vargu sulmesh, që patën në shënjestër pelegrinët shiitë.
Zyrtarët irakianë thonë se dhjetëra mijëra policë dhe disa helikopterë janë vendosur në Qerbela, për t`i parandaluar sulmet.
Vlerësohet se rreh 6 milionë vizitorë irakianë dhe 150 mijë pelegrinë të jashtëm, arrijnë në Qerbela për rituale, me të cilat shënohet lindja e Imamit Mehdi, që është figurë qendrore e Islamit shiit.
Pelegrinët shiitë shpeshherë janë caqe të kryengritësve sunitë të ndërlidhur me al-Kaidën, e veçanërisht gjatë festave religjioze.
Nga sulmet me bomba, muajin e kaluar, gjatë një pelegrinazhi tjetër shiit, janë vrarë më shumë se 100 vetë.