Grafite “Jevgjitët e Shkupit” në makinat e maqedonasve në Greqi

Grafite kundër sllavomaqedonasve sot janë regjistruar në makinat e turistëve maqedonas në pikën turistike Nei Pori në Greqi.
“Jevgjitët e Shkupit – Gipsy Skopia” është njëri nga grafitet që është shkruar në pjesën e përparme të makinave që mbanin targat e Maqedonisë.
Policia greke ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka regjistruar rastin, duke theksuar se bëhet fjalë për individë që kanë ndërmarrë akte të tilla fyese.
Qindra pushues nga Maqedonia ditëve të fundit po vijojnë pushimet në bregdetin grek, për shkak të kushteve dhe ofertave të lira gjatë këtij sezoni turistik.
Autoritetet kufitare greke nga fillimi i muajit të kaluar kanë nisur me aplikimin e kodeve FYROM në tabelat e reja të Maqedonisë që mbajnë kodin ndërkombëtarë MK.