E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Rusi drejt përmbylljes

Protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve të 4 dhjetorit në Rusi po shkojnë drejt fundit të tyre, në qytetet e Moskës dhe Shën Petersburgut.

Këto protesta përmbyllin një aktivitet që mblodhi mijëra njerëz nëpër Rusi kundër fitores së partisë së Vlladimir Putinit në zgjedhje.

Organizatorët e protestave në kryeqytetet thanë se në sheshin Bolotnaja, përballë Kremlinit në Moskë, u mblodhën rreth 40 mijë protestues, ndërsa policia thotë se në protesta morën pjesë afërsisht 25 mijë persona.

Përfaqësuesit e opozitës në protesta miratuan një rezolutë që bën thirrje që rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorit të anulohen, si dhe të lirohen të burgosurit politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›