E Diel, 1 Nëntor 2026

FSK-ja ka filluar ndërtimin e urës së përkohshme në Kramovik

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës së përkohshme në Kramovik të Gjakovës. E vështirësitë që kanë vozitësit gjatë kalimit të kësaj ure pritet të përfundojnë pas 15 ditësh, transmeton koha. 

Së paku, kështu, ka premtuar ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili së bashku me kryetarin e Gjakovës kanë inspektuar punimet e ndërtimit të urës mobile metalike mbi lumin “Drin”, punime këto, të cilat po i kryejnë pjesëtarët e FSK-së. Mjetet për ndërtimin e kësaj ure metalike, Çeku ka thënë se janë donacion i KFOR-it amerikan.

Edhe ministri Çeku, edhe i pari i Gjakovës, janë në dijeni se kjo nuk është zgjidhja më e mirë që është bërë. Kjo urë metalike do të shërbejë për kalimin e qytetarëve dhe mjeteve të transportit derisa të ndërtohet dhe lëshohet në përdorim ura e re që do të ngrihet nga Ministria e Infrastrukturës. Ura në Kramovik ishte dëmtuar pas reshjeve të mëdha të shiut në muajin mars të këtij viti dhe ishte ndërprerë për qarkullim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›