Protestat per demontimin e predhave reduktohet sasia
Nga 200 kg per nje grope demontuese sot kapaciteti i nje te tille ka shkuar ne 44 kg. Shperthimet e para ne kete poligon 5 km larg qytetit te Tepelenes ngriten ne kembe banoret e zones te cilet u ankuan jo vetem per ndotjen por ajo qe eshte me kryesorja per demtim te banesave te tyre. Ne reflektim te kesaj situate nje grup i Ministrise se Mbrojtjes mes te cileve dhe zv.ministri Ekrem Spahia kane inspektuar dje zonen e shperthimeve. Gjithcka ka filluar me nje mesim tregues ku nder te tjera eshte vene theksi ne normativat e ndjekura per kete proces. Normat e lejojne qe kur nje vend i banuar rruge automjetesh apo kembesoresh ndodhet 1.9 km larg vendit te demontimit gropat te tilla mund te permbajne deri ne 200 kg predha. Por ndryshe ka ndodhur me mesimin tregues te djeshem ku gropat demontuese jane mbushur me vetem 44 kg predha. Te pranishmit e kane ndjekur skenen nga shtepia me e afert me poligonin e demontimit por ne fakt asnje shqetesim nuk ka ndodhur. Zv.ministri Spahia ka deklaruar se do te rriten ne numer gropat e demontimit dhe do te zvogelohet sasia e tij per njesi cka u garanton banoreve pronen dhe jetesen e tyre normale. Sipas tij 67 e asgjesimit te predhave ne Shqiperi behen ne menyre industriale dhe vetem pjesa e mbetur eshte per demontim me ane te shperthimit. Viti 2013 do te jete dhe viti i fundit kur mbetjet ushtarake te periudhes se diktatures do te jene eliminuar plotesisht u shpreh Spahia. Ky i fundit deklaroi se gjate ketij procesi kostoja eshte zero. E rendesishme sipas tij eshte qe te mos kete humbje te jeteve njerezore nga te cilat rajoni jugor eshte prekur disa vite me pare sic eshte rasti i Dhemblanit. Sipas Spahise shteti do te pergjigjet per demet e mundshme megjithese kjo nuk ka per te ndodhur. Gjate dites se djeshme jane asgjesuar me shperthim 6.44 ton municione dhe 33 mina kundertank. Poligoni i Zharres ka nje siperfaqe prej 314 hektaresh ndersa siperfaqja e vatres eshte 0.25 ha. Ai ndodhet ne nje distance prej 1.19 km nga banesa me e afert e zones.
TEPELENE/ PIRO NASE