E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura e Bunes me hapje elektromekanike

/ /

Projektuesit kane menduar per te ardhmen e ketij rajoni kur me thellimin e plote te lumit do te mundesohet lundrimi i mjeteve te larta dhe te medha detare. Me perfundimin e ures do te krijohet dhe mundesia e hapjes e mbylljes se saj ne menyre te automatizuar. Ura ka nje gjatesi 275.5 meter dhe gjeresi 13.5 m me dy drejtime levizjeje dhe dy trotuare anesore. Nga niveli i ujit ka nje lartesi prej 6 meter. Specialistet sqarojne se tashme kane perfunduar punimet me beton arme me gjatesi 200 meter dhe punimet jane perqendruar ne montimin e pjeseve metalike te levizshme me gjatesi 75 meter. Ky proces perben 40 per qind te vleres se projektit dhe do te mundesoje hapjen dhe mbylljen e ures per kalimin e anijeve mbi lumin Buna. Sipas projektit hapja dhe mbyllja e ures ka dy sisteme ate elektromekanik me kohezgjatje nga 3.5 deri 4 minuta dhe ne rast te nje defekti te mundshem do te kryhet hapja manuale qe zgjat 15 minuta. Ndertimi i ures se re disa metra paralel me te vjetren do te zgjidhe njehere e mire problemin e qarkullimit nga Shkodra drejt pikave turistike te saj dhe doganes se Muriqanit. Per ndertimin e saj parashikohet te shpenzohet shuma prej 7 milione e 185 mije dollareve me financim te Bankes Islamike per Zhvillim dhe kontraktore nje firme kuvajtiane. Per te inspektuar punimet e ures ishte dje ne Shkoder dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Kjo eshte e vetmja ure ne Ballkan me kete sistem hapjeje dhe pas ndertimit te ures se re mbi Bune radhen do e kete thellimi i lumit. Ky investim do ta shnderroje lumin Buna ashtu sic ka qene para shume vitesh ne nje lume te lundrueshem per anije per te bere te mundur qe Shkodres ti kthehen lidhjet qe ka pasur pohoi Olldashi. Ura e Bunes eshte projektuar nga konsulente egjiptiane dhe eshte cilesuar si nje veper arti me rendesi te vecante per lidhjen e akseve rrugore te vendit dhe qytetit te Shkodres me piken e kalimit kufitar te Muriqanit.
Puna per ndertimin e saj ka nisur ne maj te vitit 2008 dhe pritet qe te perfundoje ne fund te ketij viti. Deri ne perfundim te saj udhetaret do te detyrohen te kalojne mbi uren e vjeter njekalimshe e cila eshte ne gjendje tejet te amortizuar.
Sipas ministrit Olldashi ne Shkoder jane perqendruar nje sere projektesh te rendesishme sic eshte ai i zgjerimit te rruges Shkoder-Milot per ta lidhur me rrugen e Kosoves.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›