E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet 4649 ushtaraket qe aplikuan

/ /

Gazeta boton sot listen me emrat e 4649 personave qe kane paraqitur kerkesat e tyre dhe per te cilet ISSH-ja pret konfirmimin nga institucionet ku ish-ushtaraket kane qene te punesuar me pare. Te ndare ne tri kategori lista e aplikimeve perfshin ish-ushtarake qe do tju rillogaritet pensioni ish-ushtarake qe e kane perfituar te drejten e pensionit qe nga korrikut i vitit te kaluar si dhe ata qe kane dale ne pension para korrikut te 1991-shit. Per te tria keto kategori Sigurimet Shoqerore kane bere regjistrimin e dosjeve te tyre nderkohe qe presin detaje lidhur me vjetersine graden apo pagen qe kane pasur ne institucionet ku kane punuar keta ushtarake. Dokumentacioni baze qe paraqesin te interesuarit jane dy kerkesa dhe nje mjet identifikimi prane agjencive rajonale te ISSH-se. Pas marrjes se informacioneve te nevojshme nga ministrite e linjes apo institucionet e tjera ku te interesuarit kane qene te punesuar Sigurimet Shoqerore permes eksperteve te tyre vijojne me procesin e perllogaritjes se pensionit. Per ata qe kerkojne rillogaritje te pensionit te pleqerise dhe pensionit suplementar kjo procedure do te behet mbi pagen referuese dhe jo mbi pagen minimale. Rillogaritja nga ana e te interesuarve eshte kerkuar per te marre perfitimet qe percakton ligji i ri. Nderkohe qe per ata qe e drejta u ka lindur qe nga korriku i vitit te kaluar eshte e nevojshme qe te paraqesin kerkesen per perfitim ne menyre qe te vijohet me procedurat e tjera deri ne llogaritjen e pensionit. ISSH-ja njofton se nje tjeter kategori qe ka filluar te aplikoje eshte ajo e ish-ushtarakeve qe kane dale ne pension perpara korrikut te vitit 1991. Ne datat 20 dhe 21 tetor kane aplikuar plot 414 te interesuar te cileve do tju behet nje rillogaritje e perftimit.

Per te pare listen e plote klikoni mbiPDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›