Protestat përfshijnë edhe Sirinë

Forcat e sigurisë në Siri kanë përdorur gaz lotësjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit e tubuar në Damask. Raportet flasin për disa të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar.
Të martën, Damasku ka parë protestën e parë antiqeveritare, që nga shpërthimi i kryengritjeve popullore në botën arabe.
Protestuesit brohorisnin slogane kundër presidentit Bashar al-Asad, i cili mban pushtetin prej 11 vjetësh.