E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kërkon mbledhjen e G20-s për çështjen bërthamore

Presidenti francez Nikolas Sarkozi kërkon një takim të G20-s, për të diskutuar mbi alternativat energjetike pas katastrofës në Japoni.
 

Në një deklaratë të bërë publike në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Sarkozi deklaroi se politika energjetike është një nyje thelbësore e debatit publik.

'Në nivel kombëtar, qeveria duhet të dëgjojë të gjithë protagonistët dhe të mirëpresë propozimet për përmirësimin e politikës sonë energjetike. Në nivel ndërkombëtar, Franca do të miratojë në kuadër të G20-s iniciativën e mbledhjes gjatë ditëve në vazhdim të ministrave të Energjetikës dhe Ekonomisë, me objektivin e një shkëmbimi mbi alternativat a mëdha energjetike për të nesërmen', thekson Sarkozi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›