Energjia, Erdogan do të takohet me Putinin

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan pritet të takohet së shpejti në Moskë me kryeministrin rus Vladimir Putin.
Bisedimet pritet të fokusohen në çështjet e energjisë, ndonëse pak detaje janë bërë të ditura rreth takimit mes dy kryeministrave.
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në vend.
I pyetur lidhur me këtë, Erdogan tha se nuk ka asnjë plan për pezullimin e marrëveshjes.