E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat studentore në ditën e 16-të/ Deputeti Gent Strazimiri: Rama i është kthyer terminologjisë së Ramiz Alisë kur flet për “duar” e “forca të errëta”!

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka sulmuar me tone të ashpra kryeministrin Edi Rama, në ditën e 16-të të protestave studentore në Tiranë.

gent strazimiri

Strazimiri e cilëson Ramën si një “rrugaç të plakur”, duke e lidhur retorikën e kryeministrit me terminologjinë e përdorur gjatë periudhës së Ramiz Alisë.

I ftuar në News24, Strazimiri tha se situata aktuale i ngjan periudhës kur shqiptarët largoheshin nga vendi dhe kërkonin strehim në ambasada, sikur sot që vendi po përballet me largimin e të rinjve.

“Unë mendoj që duhet bërë një observacion, ky përveçse është një rrugaç, që ka qenë gjithmonë, është një rrugaç i plakur, kam përshtypjen që ka kaluar pak në sinelitet, proces i përshpejtuar nga frika. Nëse flet për dialog, ta nisë me zhbllokimin e mundësisë për të komentuar, se e kanë coptuar atje. Është totalisht, është një thatësirë intelektuale për të prodhuar rrugaçërinë e radhës. Janë rikthyer te terminologjia e Ramiz Alisë, forcat dhe duart e rrëta etj., etj. Kur Ramiz Alia fliste me këtë terminologji, atdheu kishte jashtëqitur fëmijët e tij, nëpër ambasada. Është e njëjta situatë, është një vend i zbrazur nga rinia. Është një rini që qëndron në rrugë dhe thotë që të qëndroj unë, duhet të largohesh ti”,- tha Strazimiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›