E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e AK-së para Kryeministrisë në Tiranë

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një protestë në Tiranë. Protestuesit ndaluan në sheshin para Kryeministrisë me thirrje e parulla kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në Korçë për takime dhe përurime.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu theksoi se nga dita e sotme kryeministri nuk është më shtetas, por duhet cilësuar ‘i ndjeri’.

“Nga sot ai nuk është më shtetasi Berisha, por i ndjeri Berisha, pasi ai ka vdekur politikisht për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Spahiu.

Sipas tij, në këtë ditë Berishës do i bëhet dhuratë në zyrë një antiplumb. “Me këtë ne i kujtojmë se nga populli nuk shpëton dot, nga arresti dhe prangat ty nuk të shpëton dot askush”, tha ai, duke iu drejtuar kangjellave të kryeministrisë ku vari edhe jelekun antiplumb.

Spahiu ka drejtuar akuza të ashpra edhe ndaj kreut të PS-së, Edi Rama.

“Ne nuk jemi as aleanca e Gërdecit dhe as e 21 janarit, kur i ndjeri Berisha vriste dhe Edi Rama mohonte gjakun e derdhur”, tha ai.

Sipas Spahiut, slogani elektoral i AK do jetë “Koha për pastrim”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›