E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dënon sulmin ndaj Limanit

Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja për liri të mediave e kësaj organizate, Dunja Mijatoviq, kanë dënuar sulmin në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mufail Limani.

“E dënoj fuqishëm sulmin e mëngjesit ndaj kryeredaktorit të RTK-së, zotit Limani, dhe familjes së tij”, ka thënë Schlumberger.

“Sulmi ndaj Limanit është shumë shqetësues. Tregon për trendin në zhvillim të frikësimit të gazetarëve dhe mediave, gjë që pengon edhe lirinë e mediave dhe duhet të ndalojë”, ka thënë në anën tjetër Mijatoviq.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit (3:30) ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në hyrje të shtëpisë së Limanit, në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›