E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunoi dhe vrau foshnjën 6 muajshe

Steve Smith u ekzekutua në Lucasville, në Ohio, me një injeksion vdekjeprurës. Smith në vitin 1988, përdhunoi dhe vrau Autumn Carter, vajzën 6 muajshe të së dashurës së tij.

Gjatë gjithë procesit, Smith kishte kërkuar që dënimi me vdekje të konvertohej në burg përjetë, duke argumentuar se në momentin e krimit ishte i dehur dhe nuk e kuptonte se çfarë po bënte, shkruan noa.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykatësi dha dënimin me vdekje, për shkak të veprës së kryer dhe moshës së viktimës.

Në kohën e krimit Steve ndodhej vetëm me foshnjën në banesë, ku dhe abuzoi me të duke i shkaktuar vdekjen./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›