Protestë kundër luftës me pankarta në Chanel 1

Një grua që mbante një pankartë kundër luftës u shfaq mbrëmjen e së hënës në studion e stacionit televiziv të kontrolluar nga shteti gjatë kohës që po transmetohej drejtpërsërdrejti edicioni i lajmeve. Në pankartë, të cilën protestuesja e mbajti pas shpinës së moderators së lajmeve, shkruhej në anglisht dhe në rusisht “Jo luftës! Ndalni luftën! Mos e besoni propagandën! Këtu po ju gënjejnë!”.
Protestuesja e quajtur Marina Ovsyannikova, punon redaktore në Chanel One, icili kontrollohet nga Kremlini dhe pasqyron vetëm versionin rus të ngjarjeve që po ndohin në Ukrainë. Zonja Ovsyannikova besohet se është ndaluar nga polica. Zeri i saj mund të dëgjohet gjatë transmetimit ku thotë “Jo Luftës, ndalni luftën”, para se drejtuesit të ndërprisnin fjalën e moderatores dhe atë çfarë po ndodhte në studio duke transmetuar një kronikë të përgatitur më parë!.