E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestë në Berlin, qytetarë dhe shoqata mjedisore kundërshtojnë ndërtimin e autostradës “A100”

Disa mijëra njerëz, përfaqësues të skenës së klubit të Berlinit, si dhe shoqata mjedisore protestuan të shtunën kundër ndërtimit të mëtejshëm të autostradës së qytetit për në Friedrichshain. 

Autostrada me gjashtë korsi do të shkatërronte disa nga klubet e natës më të famshëm në Berlin, duke përfshirë About Blank, Ëilde Renate, Else, Oxi, Void dhe Club Ost.

Klubet si “Ëilde Renate” ose “About Blank” ndodhen në skajin lindor të qendrës së qytetit të Berlinit, ku dikur kishte shumë hapësirë, ku tashmë pothuajse të gjitha parcelat janë ndërtuar.

Së shpejti, autostrada e qytetit A 100 do të kalojë gjithashtu edhe nëpër lagjet e ndërtuara në këtë zonë, çka do të sjellë edhe prishjen e ndërtesave.

Organizatorët e protestës që janë edhe vizitorë të këtyre klubeve kanë frikë se ky mund të jetë fundi i jetës së festës atje.  Por, demostruesit thanë se po protestojnë edhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e makinave.

Gazetar A.Mata

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›